www.erzenisma.com

FORUMI
 
HomeCalendarGalleryFAQSearchRegisterMemberlistUsergroupsLog in

Share | 
 

 Fjal te Urta

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Net $er$eri
Admin
Admin
avatar

Number of posts : 42
Age : 29
Registration date : 2006-11-11

PostSubject: Fjal te Urta   Tue Nov 14, 2006 6:03 pm

- Ku ka tym,ka edhe zjarr.
- Hekuri lakohet sa ėshtė i nxehtė.
- Gur gur behet mur.
- Shkaut nuk i besohet as kur ėshtė i vdekur.
- Fshati qe duket nuk do kallauz.
- Kėmbėt e shpejta faqja e bardhė.
- Moti i mirė duket qė nė mėngjes.
- Kush nuk ka kokė ka kėmbė.
- I duruari i fituari.
- Punėn e sotme mos e lėr pėr nesėr.
- Mendja e madhe e keqja e tė zott.
- Mos i shih gunėn po punėn.
- Shqiptari kur jep fjalėn ther djalėn.
- Pika pika mbushet pusi.
- M'ka djeg tamli e i fryej Kosit.
- Dita e mirė shihet nė mėngjes.
- Korbi korbit sytė s'ja nxjerr.
- Ma mirė njė zog n'grusht se njiqind n'hava.
- Gjarprin godite nė kokė.
- Mos e nguc grajzin me krane se gjen t'zezėn tande.
- Muri ka vesh e gardhi ka sy.
- Nata s'ka ispat (dėshmitar).
- Lira e vogėl por me vlerė.
- Goja kapak ,trupi rahat.
- Qeni dhe shkau nuk kan besė.
- Qejf pėr njeri e tym pėr shpije.
- Sa pata qura e qurana ,pata miq pata jarana.
- Ara e zezė por buka e bardhė.
- Bira e minit treqind grosh.
- Pa hangėr hudėr nuk t'vie era.
- Ku ka zė s'ėshtė pa as gjė.
- Delja qė ndahet prej bylyku e han ujku.
- E din luga ēka ka vekshi.
- Ku thonė se ka dredhza shumė, merre shportėn e vogėl.
- Udhės sė rrehne ,e grues sė krehne mos ju ndaj.
- Mos e vet se t'kallxon vet.
- Sėrrėm me fol,e dukat me hesht.
- Kush lufton e fiton.
- Tri herė mendo njė herė vepro.
- Qeni qė leh nuk tė kafshon.
- Kush qeshė veshė.
- Jeto pėr tė punuar puno pėr tė jetuar.
- Miku ėshtė mik e jo armik.
- Mos ia mendo kujt tė keqėn se e gjen vet tė zezėn.
- Mendo sot tė kesh pėr nesėr.
- Ku prek plaku del gjaku.
- Mos e qesh kojshin kur e ke tė binė.
- Mos fol pa tė pyetur kush.
- E drejta del ne shesh.
- Mos ti ankohet fatit ai qe bjer rastin.
- Peri i ngateruar nuk zgjidhet me nguti.
- Sa ka njerez aq ka edhe rruge.
- Mendimet e larta gjinden ne fjale te shkurtera.
- Sa jeton aq meson.
- Mos e kqyr doken po kqyrja koken.
- Miku i mire shihet ne dite te veshtira.
- Trimi nuk ik nga lufta,frikacaku ik prej njė krisme.
- Fshehtėsia e bukurisė ėshtė Modestia.
- Mos iu mbeshtet te nesermes,ku mund te dish se ēka do te lind nata.
- I menquri nuk i thote te birit mos gabo por,gabo sa me pak.
- Ty u rrite ty u qorodite.
- Tri gjera nuk kthehen mbrapa:fjala e thene,shigjeta e leshuar, koha e
kaluar.
- Vdekja eshte i vetmi vend ku nuk ka ikje.
- Edhe muri ka vesh.
- Guri rende peshon n'vend te vet.
- Buke e kryp ne vatren tane.
- Pasaniku koprac i ngjane miut qe flen ne tas te dukatit.
- Fjala e mire i qel dyert e hekurit.
- Mos ia bo askujt ate ēka nuk don ty me ta bo.
- Nese don qe te mos ndegjohet fjala qe do ta thuash mos e thuaj.
- Goja e don te emblen,zemra e don te miren, mendja e don te menēuren.
- Rrena i ka komte e shkurta.
- Mos e ngofsh Nanen ngoe njerkėn.
- Nė daē lyp, nė daē lep pa punue kush s'tė jep.
- Lumi fle, armiku s'fle.
- Pėr njė gozhdė shkon patkoi, pėr patkuan shkon edhe kali.
- Kush punon, nuk mbetet untė.
- Nuk u lodhe sot, do tė mundohesh mot.
- Bie njė gur dhe shkoq njė mur.
- Njė budallė e gjuan njė gur e njėqind tė menqur smund ta hjekin.
- E bėn bujku arėn, s'e bėn ara bujkun.
- Nuk jep vreshta me urata, por me pun e lopata {kaci}.
- Ujėt qė rri nė njė vend kelbet.
- Pa pasur dituri,s'quhet njeriu njeri.
- Gjella me kripe e kripa me karar.
- Miqesia miqesi qesja te shkoje e te vije.
- Miku i mire ne dite te veshtire.
- Pyet njeqind vete e bej si di vete.
- Budallait hapi rrugen.
- Ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron .
- Fėrterja nė zjarr e peshku nė det .
- Unė fol pėr lisa e ai fol pėr fshisa.
- Cka s'ka nė det.
- Mos e hidhėro ate qė dhet ta lutsh .
- Ujku vetėm qimen e nderron.
- Ai qė gėnjen e gėnjen vetėn .
- Nuk mbahet shtėpia me/nė njė shtyllė.
- Njherė tė vie nafaka kah dera.
- Kush vjen pa ftuar, e gjėn pa shtruar.
- Mė mirė njė nė tigan, se 100 nė det.
- Po mė mashtrove njė herė, e ke fajin ti,po mė mashtrove pėr herė tė
dytė,
e kam fajin vet.
- Shtype mizorin, mos ki dhėmbshuri,se shtypja mbi shtypjen ėshtė
drejtėsi.
- Mos i bėj tjetrit atė qė s'do tė ta bėjnė ty.
- Ai qė rrie ndėr dardhė han dardha.
Back to top Go down
View user profile http://www.erzenisma.com
 
Fjal te Urta
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.erzenisma.com :: Dashuri :: Fjal te Urta-
Jump to: