www.erzenisma.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.erzenisma.com

FORUMI
 
HomeGallerySearchLatest imagesRegisterLog in

 

 UFO

Go down 
AuthorMessage
Net $er$eri
Admin
Admin
Net $er$eri


Number of posts : 42
Age : 36
Registration date : 2006-11-11

UFO Empty
PostSubject: UFO   UFO Icon_minitimeTue Nov 14, 2006 6:37 pm

ROSWELL

Kjo ishte pak a shume situata ne mesin e viteve 40, te pakten per aq sa njohim ne dhe pa marre ne konsiderate fakte dhe histori te tjera qe dolen me vone, gjera qe une do i trajtoj me pas ne kete shkrim. Vetem disa dite mbas deklarates se Kenneth Arnold, Amerika dhe mbare bota do te perfshihej ne nje bum mediatik lajmesh, informacioni, disinformacioni, genjeshtrash, mbulime dhe fshjehje faktesh qe edhe sot e kesaj dite perbejne piken kyce ne historine e ufologjise. E kam fjalen per ngjarjen me te famshme te shekullit te 20, ate te Roswell. Ky shkrim do jete nga me te gjatet per temen e Ufologjise sepse ndonese kane kaluar mbi 50 vjet, vazhdon te jete ne qender te vemendjes. Do paraqes cdo gje te mundur, duke filluar nga ngjarja vete, deshmite e personave, te femijeve te tyre, kundershtimet e ushtarakeve dhe te qeverise amerikane, konkluzione te shkenctareve dhe studiuesve, pika kundershtimi te skeptikeve, analiza dixhitale te filmimeve, analiza shkencore te fotografive dhe te vete fenomenit. Pra teresine e misterit Roswell...
Mbremja e dates 2 Korrik te vitit 1947 ne qytetin e vogel te Roswell ne New Mexico nuk do te ishte e zakonte. Nje stuhi e forte e shoqeruar me erera dhe shi te rrembyeshem do ti mbyllte te gjithe neper shtepi por disa fatlume do ndodheshin ne rruge ne momentin qe pane nje objekt ne forme diskoidale te pershkonte qytetin ne anen veri-perendimore te tij dhe te humbiste mbas kodrave te vogla. Nje tjeter objekt i ngjashe me te parin u pa te kalonte disa milje me larg duke u drejtuar nga Lugina e San Agustin prape Magdalena, New Mexico. Ket e deshmojne nder te tjere dy persona zoti dhe zonja Dan Wilmot (deshmite dhe analizmi i fakteve do te behet pergjate gjithe shkrimit dhe me sesione te vecanta).
Te nesermen ne daten 3 Korrik 1947, fermeri Mac Brazel duke shetitur bashke me djalin e fqinjit te tij Dee Proctor ne ferme has disa mbeturina te shperndara ne nje rreze te madhe. Zona ishte pikerisht ajo ku fermeri kulloste bagetite e tij por keto te fundit cuditerisht nuk afroheshin fare ne pjesen ku ndodhin mbeturinat. Mbeturinat ishin si te nje lloji metali por shume elastik, te holle dhe pothuajse pa peshe fare. Ato i perkulje, i palosje dhe ktheheshin perseri ne vend. Kur Brazel shoqeroi djalin e fqinjit te tij ne shtepi, e ema e tij, Loretta Proctor mbasi pa copat e metalit e keshilloi qe te shkonte tek sherifi i zones dhe te raportonte per ate qe kishte gjetur. Duke qene se ferma e Brazelit skishte as energji elektrike dhe as telefon do te kalonin disa dite deri sa sherifi i zones te vihej ne dijeni per ngjarjen. Pra vetem ne daten 6 Korrik 1947 Mac Brazel do te vizitonte zyren e sherifit George Wilcox dhe do i tregonte atij per ate qe kishte pare si dhe nje cope nga mbeturinat e gjetura ne fermen e tij. Sherifi nga ana e tij duke e gjetur materialin shume itneresant njofton bazen ushtarake ajrore te Roswell dhe i kerkon atyre qe te ekzaminonin mbeturinat. Ne te njejten kohe qe radiostacion lokal realizon nje interviste me Mac Brazel i cili shprehet per mbeturinat qe mund ti perkasin ndonje disku fluturues. Ne bazen ushtarake ata qe rane ne kontakt me materialin ishin Major Jesse Marcel dhe agent Sheridan Cavitt te cilet mbeten komplet te hutuar nga ajo qe pane. Materiali nuk permbante asnje element te njohur me pare prej tyre. Ngjyra, forma, pesha perkulshmeria etj ishte tejet e vecante. Te dy vendosen qe te inspektonin fermen e Brazel dhe kur arriten aty ishte pothuajse mbremje keshtuqe vendosen te kontrollonin diten e neserme. Diten e neserme mbasi inspektuan me imtesi zonen qe ishte rreth 230 metra katrore mblodhen materialet e gjetura (te njejtet me ate qe Brazel dorezoi ne zyren e sherifit) dhe u larguan, Cavitt per ne baze ndersa Marcel me kaminonin e mbushur plot me mbeturinat per ne shtepine e tij. Aty ai i tregon copat e cuditshme te materialit gruas dhe djalit te tij Jesse Marcel Jr.
Mbas kthimit te Marcel ne baze, koloneli William Blanchard vendosi te jepte nje deklarate per shtypin. Deklara qe u pergatit nga Walter Haut , toger ne baze qe merrej me anen informative, me pak fjale thoshte qe: Baza ushtarake e Roswell kishte nen kontrollin e saj pjese nga nje disk fluturues me origjine jashtetokesore...
Nderkohe media lokale pershi edhe disa stacione te fuqishme KGFL po tregonin interesim te madh. Frank Joyce i KGFL i thote pronarit te stacionit, Walt Whitmore Sr. per ngjarjen e ndodhur ne fermen e Brazelit dhe te dy shkuan ne fermen e tij duke i ofruar nje qendrim ne qytet dhe nje interviste qe do te ishte interesante per degjuesit.
Por me te arritur ne stacionin e radios, lajmerohet baza ushtarake dhe ne 8 Korrik 1947 Mac Brazel shoqerohet per ne bazen e Roswellit ku mbahet nen mbikqyrjen e rojeve te armatosura. Kur ai doli nga baza mbas disa ditesh, refuzoi te fliste per ate qe kishte ndodhur dhe u shpreh se gjetja e tij ishte thjesht mbeturina e nje ballone atmosferike...
Sidoqofte mbas deklarimit te kolonelit William Blanchard per gjetjen e diskut, zona rrethohet menjehere nga ushtarak te shumte, ndersa lajmi per gjetjen e diskut nuk po merrte me komente. Supriza vjen mbas kerkimit te imet te zones nga ana e ushtarakeve. Ne pjesen perendimore te vendit ku u gjeten mbeturinat nga Mac Brazel, fragmentet ishin me te plota dhe derisa u gjet edhe vete disku... dhe jo vetem aq por edhe disa trupa qe nuk i perkisnin rraces njerezore....
KGFL u pergatit te jepte lajmin dhe nje reportazh te shkurter per ndodhine kur nje telefonate nga dikush qe e identifikoi veten e tiji si nje agjent e FBI (Federal Byro Of Investigation) e kercenoi qe nese emisioni do transmetohej, perfshi edhe intervisten me Brazel, stacioni KGFL do te humbiste licencen dhe sdo te transmetonte me kurre.
Pak ore mbas deklarates se bazes ushtarake per gjetjen e UFO-s, majori Marcell kerkohet te niset urgjent per ne bazen ushtarake ne Fort Worth me gjithe mbeturinat e gjetura dhe nje tjeter deklarate del kete rradhe nga zyra e gjeneralit Roger Ramey komandanti i bazes ushtarake te forcave ajrore ne Fort Worth Texas. Deklarata e dyte, pergenjeshtron te paren duke thene se gjetja ne fermen e Brazel eshte thjesht mbeturina e nje balone klimatike (nga ato qe perdoreshin rendom nga metereologet per parashikimet e kohes).
Kjo deklarate e dyte do te shenonte fillimin e nje "betje" informative dhe perjekje per te zbuluar te verteten ashtu sic ishte nga njera ane dhe perpjekja per te fshehur faktet dhe paraqitur si sajese nga ana tjeter.
Personat kyc ne kete histori jane
Mac Brazel dhe familja e tij (personi qe kishte fermen nen pronesi ku u gjet disku)
Familja Proctor (fqinjet e Mac Brazel)
Majori Jesse Marcel dhe familja e tij
Sheridan Cavitt (personi qe shoqeroi Marcel ne vendin e rrezimit)
Walter Haut (togeri i bazes qe merrej me problemin e shtypit dhe qe pergatiti deklaraten)
Sherifi George Wilcox etj.
Te gjithe keta persona do te analizohen me detaje, deshmite e tyre, te familjareve te tyre dhe cdo hollesi tjeter qe do i japi mundesi lexuesit te nxjerri konkluzionin e tij persa ka ndodhur ne Roswell.
Per te mbyllur pjesen e pare te ketij shkrimi dua ti referohem nje fjalie te thene nga Gesse Marcel gruas dhe djalit te tij kur u kthye nga Fort Worth ku coi pjeset e diskut.
" Kur arrita atje ata i moren pjeset ne dorezim menjehere dhe me izoluan ne nje dhome. Me pas vete gjeneral Ramey me thirri dhe me tregoi disa mbeturina qe nuk ishin ato qe kisha cuar une dhe duke me pare ne sy me ngulmim me tha, keto jane mbeturinat qe ti ke sjelle. Kete mos e harro dhe keto mbaturina sjane gje tjeter vecse ato te nje balone klimaterike.... Po nuk ishin ato qe kisha cuar une. Fare, nuk ishin te njejtat dhe as qe i afroheshin sado pak...Me pas keto mbeturina ju lejuan medias ti fotografonte...
Me poshte disa foto qe perfshijne fermen e Brazel ku ka ndodhur ngjarja, bazen ushtarake ne ate kohe ne Roswell, foto te majorit Marcel dhe te shoqeruesit te tij Sheridan Cavitt (foto e koheve te fundit, me sakte e viteve 80-90), koloneli Blanchard dhe e gazetave qe kane botuar lajmin per ngjarjen. Po ashtu edhe dhe nje foto e realizuar ne bazen e Forth Worth me gjoja mbeturinat e balones.
Back to top Go down
http://www.erzenisma.com
 
UFO
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.erzenisma.com :: Shkenca :: Shkenca dhe Jeta-
Jump to: