www.erzenisma.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.erzenisma.com

FORUMI
 
HomeGallerySearchLatest imagesRegisterLog in

 

 Ushtrimi i pushtetit administrativo-ekzekutiv nga ana e pres

Go down 
2 posters
AuthorMessage
Net $er$eri
Admin
Admin
Net $er$eri


Number of posts : 42
Age : 36
Registration date : 2006-11-11

Ushtrimi i pushtetit administrativo-ekzekutiv nga ana e pres Empty
PostSubject: Ushtrimi i pushtetit administrativo-ekzekutiv nga ana e pres   Ushtrimi i pushtetit administrativo-ekzekutiv nga ana e pres Icon_minitimeThu May 31, 2007 3:49 pm

Ushtrimi i pushtetit administrativo-ekzekutiv nga ana e presidentit në SHBA dhe raportet që i ka me pushtetet tjera

Hyrje

Presidenti Amerikan është kryetar Qeverie, dhe udhëheq të gjitha institucionet ekzekutive të shtetit, si ato të sigurisë, financave, edukimit, shkencës, kulturës, etj. Ai poashtu luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikës.

Ai zgjidhet çdo katër vite me zgjdhjet e lira demokratike, si udhëheqës Qeverie. Tradicionalisht në këto zgjdhje fiton Partia Demokratike dhe ajo Republikane, si dy partite e mazhorancës në sistemin dypartiak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Kualifikimi për President

Sipas Kushtetutës presidenti amerikan duhet të jetë lindur në SHBA, duhet që së paku të jetë mbi 35 vjeç, dhe që së paku të ketë jetuar 14 vjet në SHBA. Në vitin 1870 të drejtën për tu bërë president e morrën edhe zezakën, kurse prej vitit 1920 president i SHBA – së mund të jetë edhe femër.

Kushtetuta jep autorizimin Kongresit që të vendos mbi shumën e pagës së presidentit, e cila nuk mund të rritet apo zvogëlohet gjatë ushtrimit të detyrës së presidentit. Gjatë historisë kjo pagesë kishte ndryshime, por me 2000 kjo arriti në shumën 390 000 $, dhe 50 000 $ për shpenzime të ndryshme.

Gjatë historisë presidenti nuk merrte pensionin, por me 1958 Kongresi miratoj një akt për pensionin e presidentit. Me 2001 ku pension u bë 161 000 $ për vit, me gjithë një zyrë dhe staf punues.

Fuqia dhe Përgjegjësia

Fuqia dhe përgjegjësia e presidentit amerikan gjatë dy shekujsh gjithnjë e më tepër rritet. Është një detyrë e vështirë, aq sa vetëm 17 president prej 43 janë rizgjedhur, dhe vetëm 14 prej tyre mbaruan kandidaturën me sukses.

Kushtetuta kërkon që presidenti të mbroj Kushtetutën e SHBA – së. Poashtu presidenti është përgjegjës për respektimin (ekzekutimin) e ligjit në vend. Nga pikëpamja e aferës së brendshme, kjo do të thotë gjithçka në implementimin e politikës ekonomike, sociale, etj.

Presidenti poashtu jep formën juridike të vendit duke përcaktuar gjykatën federale. Krijon rregulla apo ligje të cilat miratohen nga Kongresi, në shumë fusha të jetës së përditshme të shtetit.

Poashtu si komandant dhe shef i ushtrisë ky ushtron pushtet të plotë, duke monitoruar dhe udhëhequr ushtrinë, deri në fuqin e shpalljes së luftës.

Brenda këtyre detyrave formale të presidentit, është edhe rroli i edukatorit të vendit, i cili vendos standardet e veta mbi kulturën, etj. Presidenti poashtu është edhe kryetar i partisë së tij.

Presidenti propozon shumicën e legjislacionit të cilin e miraton Kongresi. Fuqia e Vetos e presidentit poashtu ngrit rrolin e tij në procesin legjislativ. Siç thamë më pare presidenti vendos gjyqin federal, i cili më vonë miratohet nga Senati.

Ushtrimi i Pushtetit Admnistrativo – ekzekutiv nga Presidenti

Presidenti amerikan ka një ushtrim të gjërë të pushtetit, në çdo aspekt, në qeverisjen e vendit. Ai është lider i Qeverisë, Shtëpisë së Bardhë, komandant suprem i forcave të armatosura, përfaqësues i politikës së jashtme dhe të brendshme etj. Ka një staf të gjerë me anë të cilit arrihet udhëheqja e pushtetit.

Njëra nga detyrat kryesore të presidentit amerikan është udhëheqja e administratës së Qeverisë, agjensioneve të saj, dhe punëtorëve të saj civil dhe ushtarak. Kjo detyrë është e rregulluar me kushtetutë, neni 2 i kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pushteti më i lartë egzekutiv i shtetit është presidenti, që përkrahet nga Kongresi. Presidenti e ushtron pushtetin e tij me ndihmën e ZEP – it, me anë së cilës arrin të koordinoj, dhe udhëheq të gjitha agjensionet qeveritare.

Me 1939, ushtrimi i pushtetit gjatë zgjedhjeve të dyta, presidenti Franklin D. Roosevelt krijoj stafin të Shtëpisë së Bardhë Bashkohore.

Me ndihmën e stafit të shkencave politike dhe administrates publike Franklin udhëheqi kongresin që miratoj ZEP, e cila raporton direkt presidentit. ZEP ndahe në dy grupe: ZSHB dhe ZMB .
Presidentëve u mundësohet zgjedhja se çfarë nën-zyra dhe çfarë strukture mund të kenë në ZEP, por shumica e njësive mbesin të pandryshuara, dhe ZSHB mbetet njësia qëndrore e ZEP – it, gjatë shumicës së presidentëve. Poashtu presidenti ndihmohet edhe nga një personel personal i cili mban detyrat ditore, organizon takimet e presidentit, etj.

Presidenti gjithashtu ka mundësi të emëroj poste të ndryshme që i nevojiten, si këshillëtar etj.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare krijohet me 1947 nga kongresi sepse ishin të detyruar nga mungesa e administrimit gjatë kohës së luftërave. Këshilli i Sigyrisë Kombëtare ishte një komitet që udhëheqet nga presidenti ( qendra e kordinimit të komunitetit të sigurisë kombëtare ), dhe është elementi qëndror që udhëheqet nga stafi i Shtëpisëpisë së Bardhë.

Zyra e afereve politike që merret me strukturën formale të organizimit dhe sektori këshilldhënës privat që janë të jashtmit janë të krijuara nga presidenca bashkëkohore për të përkrahur Shtëpinë e Bardhë.

Presidneti është organi qëndror i organizimit të politikës së brendshme, në të cilën përfshihen: sigurimi shëndetësor, siguria në vend, zhvillimi i sistemit arsimor, rrespektimi i ligjit, mbrojtja e abmientit, papunësia dhe varfëria etj. Të gjitha këto mbikqyren nga kabineti presidencial.

Presidenti Reagan me ndihmën e administrates së vet avancoj këtë degë të detyrës së vet si president. Ai krijoj ZZHP – në si pjesë e ZEP – it.
Gjatë pres. George H. W. Bush kjo zyrë u bë Grupi i Koordinimit të Politikës me 24 Shkurt 1992. Presidenti Clinton me urdhërin e tij ekzekutiv e shëndroj në Këshillin e Politikës së Brendshme me 16 gusht 1993.

Sot KPB - ja ka 20 anëtarë të kualifikuar. Gjatë kohës së pres. George W. Bush janë shtuar edhe Zyra e Politikës Kombëtare për, Zyra Kombëtare për Kontrollimin e Drogës, dhe Zyra për iniciativën e Komunitetit të bazuar në besim/fe.

Kongresi ndërhyn më tepër në politikën e jashtme të presidentit se sa në atë të brendshme. Për të krijuar një politikë presidenti zgjedh formën e debateve.
Shembull, organizohet debate mbi arsimin, ku marrin pjesë shteti, unioni i prefesorëve, shkollat, organizatat fetare, prindërit etj. Pra presidenti krijon politikën e brendshme pa shkuar përmes kongresit.


Raportet ndërmjet pushteteve

Raportet që presidenti i ka me autoritetet tjera të Shteteve të Bashkuara janë të parashikuara me kushtetutën e shtetit.

Kushtetuta me anë të ndarjes së pushtetit, pushtetin e ndan në: egzekutiv, ligjislativ dhe juridik. Pushteti Ekzekutiv përfaqësohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, pushteti legjislativ nga Kongresi dhe pushteti juridik nga Gjykata e Lartë.

Kushtetuta me anë të 7 neneve dhe 26 amandamenteve përcakton mënyrën e qeverisjes, të drejtat dhe datyrat e pushteteve dhe raportet në mes veti. Kushtetuta gjithashtu ka edhe ligjet bazë mbi të frejtat dhe liritë e njeriut etj.

Tre nenet e para të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara ndajnë pushtetin. Në nenin 1 thuhet se vetëm Kongresi ka të drejtë të nxjerrë ligje dhe se ai është pushteti legjislativ. Neni 2 ka të bëj me presidentin. Përcakton mandatin, moshën, shtetësinë, mënyrën e shpërblimit të punës së tij, mënyrën e betimit për president, raportet e Presidentit dhe Kongresit, mënyrën në ndonjë rast emërtimi apo dhënie posti të lartë, informimin që Presidenti duhet të bëj çdo vit para Kongresit, etj. Poashtu neni 2 i jep pushtet Kongresit për shkarkim të Presidentit, Zëvendëspresidentit, apo zyrtarëve tjerë civil në rast se paditen dhe dënohen për tradhëti, krime, dhe kundërvajtje të tjera. Neni 3 ka të bëj me Gjykatën e Lartë.

Ne raport me atë që thamë më lartë, ne mund të vijmë në një përfundim, se raportet e presidentit me pushtetet tjera faktike të Shteteve të Bashkuara, pra me Kongresin dhe Gjykatën e lartë, janë funksionale.


Përfundimi

Duke kuptuar detyrat, liritë, dhe punët e presidentit ne mund të kuptojmë rrolin e tij si president i SHBA – ve. Gjithashtu duke kuptuar raportin e tij me pushtetet tjera të këtij vendi, ne kuptojmë vendin që ka ai në sferat e jetës së shtetit amerikan.

Me anë të këtij studimi ne shpalosëm dhe kuptuam se presidenti ka një vend shumë të respektuar dhe kyq në organizimin e jetës politike, zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit amerikan, etj.
Back to top Go down
http://www.erzenisma.com
viruss
Super Moderator



Number of posts : 9
Registration date : 2009-01-21

Ushtrimi i pushtetit administrativo-ekzekutiv nga ana e pres Empty
PostSubject: Obama merr zyrtarisht detyrën e presidentit të SHBA-ve   Ushtrimi i pushtetit administrativo-ekzekutiv nga ana e pres Icon_minitimeWed Jan 21, 2009 7:35 am

Obama merr zyrtarisht detyrën e presidentit të SHBA-ve

Në Uashington ka filluar ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Barack Obama, ndërsa kulmi i saj pritet të jetë aty kah ora 18:00, sipas kohës së Evropës së Mesme, kur Obama e jep betimin presidencial. Rreth 2 milionë njerëz besohet të kenë arritur në Uashington, për të qenë dëshmitarë të këtij momenti, që është cilësuar si historik. Për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të parë me ngjyrë në historinë e SHBA-ve, për çka janë rritur dukshëm masat e sigurisë.
Back to top Go down
 
Ushtrimi i pushtetit administrativo-ekzekutiv nga ana e pres
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.erzenisma.com :: Bota :: Politika-
Jump to: